Hi, How Can We Help You?

Blog

July 2, 2021

Si të pajiseni me Green Card përmes investimit në Amerikë?

Të gjithë kemi ëndrra, ambicie e shpresa për një jetë më të mirë. Të gjithë aspirojmë që gjërat të funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme për ne, disa për shkollim, të tjerët për punë, e shumë kush për një jetë përtej kufijve, por për këtë shpesh herë mundësitë janë të limituara.

Amerika është një prej vendeve më të preferuar për shumë njerëz që të jetojnë, shkollohen e punojnë atje, dhe një prej synimeve kryesore të tyre.

Ëndrra amerikane është diçka që shumë njerëz nga e gjithë bota e kalojnë tërë jetën duke u përpjekur ta arrijnë. Disa madje shkojnë përtej mundësive të tyre dhe kalojnë shumë pengesa në përpjekje për të arritur këtë.

Krahasuar me shumë vende të tjera të botës, Amerika është një vend ku ju keni mundësi të përcaktoni vetë suksesin tuaj. Në fakt, kjo ka një kuptim të ndryshëm për secilin prej nesh, por është e sigurt që të gjithë pajtohemi që ëndrra amerikane më së shumti ka të bëjë me shpresën për një jetë më të mirë dhe me më shumë mundësi.

Përparësitë e të jetuarit të ëndrrës amerikane janë aksesi në kolegjet dhe universitetet më prestigjioze në botë, puna, karriera dhe pavarësia ekonomike.

Megjithëse quhet “Ëndrra Amerikane”, ajo arrihet përmes punës, sakrificës, ndërmarrjes së rrezikut, dhe nuk ndodh thjeshtë rastësisht.

Por, kjo sot tek ne është shumë më e lehtë për t’u arritur, sepse tashmë ekziston një kompani ndërmjetësues në Kosovë që ju ndihmon dhe ju ofron mundësinë për t’u pajisur me Green Card për në tokën e premtuar.

Albanian Investments Group është e para kompani në hapësirat shqiptare që u ofron shërbime dhe një rrugë më të lehtë dhe më të shpjetë për të gjithë ju që ëndërroni të jetoni në Sh.B.A, por në të njëjtën kohë edhe të investoni apo të keni biznesin tuaj atje.

Të imigrosh në Amerikë dhe për më tepër të investosh në një projekt biznesor është mundësi e shkëlqyer për një jetesë më të mirë.

Thomas Jefferson, presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka cilësuar shpërnguljen nga një vend në tjetrin, si një e “drejtë natyrale” e njeriut.

“Ne dëshirojmë të sigurojmë një vendstrehim të shenjtë, për të gjithë ata që keqeverisja në Evropë mund t’i detyrojë të kërkojnë liri dhe lumturi në vende të tjera”, -ka shkruar Jefferson atë kohë. Megjithëse situatat gjatë historisë kanë ndryshuar, në thelb ky premtim vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Kompania Albanian Investments Group ofron opsione, mundësi dhe rrugë për të gjithë ata që dëshirojnë të imigrojnë në Amerikë dhe të pajisen me Green Card amerikane.

Mundësitë që ofrohen përmes Albanian Investments Group ju ndihmojnë që të bëheni banorë i përhershëm i Amerikës duke investuar në një projekt të kualifikuar nga qeveria amerikane apo duke filluar një biznes të ri atje, varësisht se cili opsion është më i përshtatshëm për ju.

Si një vend me shumë mundësi zhvilluese, siguri shëndetësore dhe ekonomike, shkollim cilësor, punë, karrierë dhe përfitime të tjera të shumta për individin, të ardhme të ndritur për fëmijët e tyre dhe familjen në përgjithësi, Amerika përherë do të mbetet opsioni i parë dhe i duhuri për shumë njerëz të suksesshëm, investitor dhe ata të cilët gjithmonë kanë synuar të prekin ëndrrën amerikane.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">html</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*