Hi, How Can We Help You?

Blog

July 2, 2021

Realizo qëllimet biznesore në SHBA – pajisu me vizë amerikane!

Tashmë keni një biznes tuajin i cili po ecën mirë dhe nga i cili keni përfitime dhe të ardhura financiare, por zgjerimi i tij ka qenë gjithmonë një plan i së ardhmes, dhe realizimi i këtij plani në një vend të huaj është një mundësi ëndrrash.

Një vend si Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mundësive të ndryshme u ka dhënë përparësi investitorëve të huaj që të realizojnë qëllimet e tyre biznesore në Sh.B.A.

Amerika si asnjë vend tjetër në botë njihet për lirinë dhe mundësit e barabarta pavarësisht se nga cili vend jeni, e kjo gjë vlen edhe në biznes.

Sot, edhe investitorët dhe biznesmenët shqiptarë kanë mundësi të shumta për të bërë biznes në një vend siç është Amerika, ku padyshim përfitimet janë të shumta, si të jetosh dhe punosh në Sh.B.A, të ardhurat financiare dhe rritja apo zgjerimi i biznesit.

Harta e bizneseve shqiptare në Amerikë ka ndryshuar shumë përgjatë viteve, e kjo nisur edhe nga lehtësimet që ofrohen për pajisjen me vizë investuese, përmes së cilës plani yt i biznesit mund të kthehet në realitet.

Një ndër këto mundësi të shkëlqyera biznesore është viza L-1, e cila është një vizë me të cilën mund të pajisesh duke hapur një degë, filial apo bashkëkompani të cilën prej kohësh e operoni edhe në vendin tuaj të lindjes dhe të njëjtën dëshironi ta hapni edhe në Amerikë.

Përmes L-1 ju jeni në gjendje të hapni degën tuaj të biznesit në Sh.B.A., të dërgoni drejtuesit tuaj kryesorë për të menaxhuar biznesin tuaj, dhe gjithashtu të dërgosh familjen tuaj atje. Biznesi i hapur në Amerikë duhet të jetë fitimprurës gjatë gjithë kohës.

Edhe biznesi në vendin tuaj duhet të tregojë se ishte fitimprurës tre vitet e fundit. Drejtuesit që dërgohen për të menaxhuar biznesin në Sh.B.A. duhet të jenë pjesë e asaj kompanie të paktën një vit brenda tre viteve të fundit.

Ky lloj i vizës është një opsion i fuqishëm imigrimi për njerëzit që kërkojnë të jetojnë dhe punojnë në Sh.B.A.

Nuk ka ndonjë kufizim për numrin e vizave L-1 që Sh.B.A lëshon gjatë një viti. Që prej fillimit të këtij programi, kongresi amerikan ju është përgjigjur vazhdimisht nevojave të komunitetit biznesor, duke u lehtësuar kështu transferimin e personelit kryesor, përmes programit të vizave L-1. Viza L-1 nuk hynë në kategorinë e vizave të imigracionit.

Viza L-1 ju lehtëson kompanive që të dërgojnë personelin kryesor në Sh.B.A. I punësuari duhet që në Sh.B.A të punojë për të njëjtën kompani, ose të jetë një bashkëpronar i kompanisë.

Viza L-1 nuk ka kuotë vjetore dhe, ka një rrugë të qartë legale drejt marrjes së Green Card. Si e tillë, kategoria L-1 mund të jetë një mundësi e mirë për shumë individë që krahas biznesit synojnë edhe të bëhen banorë të përhershëm të Amerikës.

Përfitimet nga viza L-1

• Ju mund të shkoni në Sh.B.A si përfitues i vizës L-1 dhe pastaj ligjërisht të aplikoni për t’u bërë banor i përhershëm i Sh.B.A-ve.

• Mund të udhëtoni lirshëm brenda dhe jashtë Sh.B.A-ve për sa kohë posedoni vizën e kategorisë L-1.

• Bashkëshorti/ja juaj mund të aplikojë për leje pune, dhe fëmijët tuaj mund të vazhdojnë shkollimin e tyre në të njejtën mënyrë sikurse fëmijët e shtetasëve Amerikanë.

Për të hapur një filiale në Sh.B.A dhe të kualifikohet për L-1, një kompani duhet t’i plotësoj këto kritere:

– Kompania duhet të jetë e hapur për të paktën tre vite në vendin amë

– Të tregoj profite gjatë këtyre tre viteve

– Të ketë të paktën 10 të punësuar në vendin amë

– Një marrëdhënie kualifikuese duhet të ekzistojë në mes të kompanisë në vendin amë dhe kompanisë që do të hapet në Amerikë.

– Si kompania në vendin amë, ashtu edhe kompania amerikane duhet të qëndrojnë të hapura, aktive dhe të zbatueshme për tërë kohëzgjatjen e punësimit tuaj në Sh.B.A.

– Pronarët, drejtorët apo punonjësit që dëshirojnë të transferohen duhet të kenë qenë punëtorë të rregullt në kompani për të paktën një vit.

Këto arsye bëjnë që viza L-1 të jetë një opsion ideal për bizneset shqipëtare që synojnë të rriten dhe të operojnë edhe jashtë vendit amë. Për pronarët dhe punëtorët kyç të këtyre bizneseve, viza L-1 ofron mundësi të artë për të punuar, jetuar dhe për të rrealizuar ëndërrën Amerikane.

Partnerët tanë në Sh.B.A. kanë provojë shumëvjeqarë me vizat L-1 dhe kanë ndihmuar biznese nga vende të ndryshme të botës në rritjen dhe zgjerimin e tyre strategjik në Sh.B.A.

Si përfundim, ekzistojnë dy kërkesa kryesore për tu pajisur me vizën L-1. Së pari ju duhet të jeni pronar i biznesit ose ekzekutiv për të paktën një vit. Pastaj ju gjithashtu duhet të blini ose të krijoni një biznes të pranueshëm për imigracion në Amerikë që mund të mbështesë kërkesën tuaj. Pasi të jenë vendosur këto dy kushte, viza L-1 është një vizë relativisht e lehtë për tu marrë dhe në një periudhë të shkurtër kohore, pa kuota vjetore dhe me një rrugë të qartë drejt pajisjes me Green Card Amerikane.

Pas plotësimit të këtyre kushteve që mundësojnë pajisjen me vizë L-1, mundësitë për të arritur ëndërrat tuaja janë të pakufizuara në vendin e mundësive.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">html</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*