Hi, How Can We Help You?

Blog

March 18, 2020

Një Hap Larg Realizimit të Jetesës në Vendin më të Fuqishëm në Botë

Përveç vizës EB-5, në Albanian Investments Group ju gjeni edhe mundësi të tjera për të realizuar ëndrrën amerikane përmes investimit, siç janë viza E-2 dhe L-1.

Visa E-2 për investitorë

Albanian Investments Group ofron një mundësi tjetër që të bëheni banorë i përhershëm i Sh.B.A përmes investimeve në biznes.

Viza E-2 nuk është vizë imigrimi.

Duke bashkëpunuar me ne, ju mund të hapni dhe operoni një kompani në Sh.B.A.

Përgjegjësia dhe obligimi i Albanian Investments Group është që të kujdeset për dokumentet, planin e biznesit, studimet ekonomike dhe të fizibilitetit, kujdesi i duhur dhe menaxhimi i rrezikut në bashkëpunim me partnerin tonë në SHBA, American Immigration Group.

Investimi juaj do të alokohet në industrinë e pasurive të patundshme ose në ndonjë industri tjetër specifike në të cilën ju mund të keni përvojë.

Vizat E-2 janë në dispozicion vetëm për qytetarët e vendeve me të cilat Sh.B.A. kanë një traktat E-2, Kosova dhe Shqipëria janë në mesin e këtyre shteteve.

Në varësi të vendit nga jeni, viza juaj E-2 mund të lëshohet për tre muaj deri në pesë vjet dhe mund të zgjatet për aq kohë sa biznesi juaj është aktiv.

 

 

Visa L-1

Një tjetër mundësi e bazuar në investime që mundëson qëndrim të përhershëm në Amerikë është viza L-1.

Viza L-1 është gjithashtu një vizë jo-imigruese.

Viza L-1 i jepet një biznesi, jo një individi. Viza L-1 ju lejon të zgjeroni biznesin tuaj në Sh.B.A, dërgoni drejtuesit tuaj kryesorë në Sh.B.A. për të menaxhuar biznesin tuaj. Të gjithë personat që transferohen në Amerikë përmes vizës L-1 kanë të drejtë të marrin edhe familjet e tyre.

Biznesi që operon në Sh.B.A duhet të jetë fitimprurës dhe aktiv në çdo kohë. Për të marrë vizën L-1 biznesi juaj që operon në vendin tuaj duhet të tregojë se ishte fitimprurëse në tri vitet e fundit, dhe ekzekutivët që transferohen për të punuar në biznesin e SHBA-së duhet të jenë pjesë e kompanisë tuaj për të paktën një vit brenda tre viteve të fundit.

Brenda një viti e gjysmë nga miratimi fillestar i vizës L-1 ju mund të aplikoni për EB-1 i cili përmes aprovimit ju jep juve dhe familjes suaj vendbanim të përhershëm në Sh.B.A (Green Card).

Albanian Investments Group do të sigurojë që të gjitha regjistrimet e nevojshme të biznesit dhe dokumentet të jenë të përfunduara bazuar në kërkesat e USCIS.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">html</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*