Hi, How Can We Help You?

Blog

March 19, 2021

Investo dhe Jeto në SHBA Bashkë me Familjen Tuaj

Në programin e vizave që mundëson Albanian Investments Group hynë edhe viza EB-5, e cila u ofron investitorëve shqiptarë të investojnë në projekte biznesore të kualifikuara nga Zyra për Imigracion e SHBA-ve, dhe me anë të këtij investimi investitori bëhet edhe banorë i përhershëm (Green Card) në SHBA.

Green Card është arsyeja kryesore që investitorët tanë vendosin të fillojnë programin e vizave EB-5, ne jemi të përkushtuar të ndjekim të gjitha procedurat e kërkuara për t’i mbështetur ata për të arritur qëllimin e tyre. Edukimi cilësor dhe mundësitë për fëmijët është qëllimi kryesor për investime në programin e vizës EB-5.

Përfitimet nga marrja e Green Card të SHBA janë të shumta, si: mundësi të pakufizuara punësimi, shkolla dhe universitete më cilësore për fëmijët tuaj, shërbime shumë të kujdesit shëndetësor, falas për të jetuar dhe udhëtuar kudo nëpër Sh.B.A. dhe jashtë vendit, kushte të shkëlqyera mbështetje pas pensionit, siguri politike/ekonomike dhe shumë më tepër.

Green Card për shumë njerëz është një ëndërr që duhet të realizohet për një të ardhme më të mirë për ata dhe familjet e tyre.

Ne, në Albanian Investments Group jemi plotësisht të përkushtuar për ta realizuar këtë.

 

Programi i EB-5 (5th Employment Based) është program i qeverisë amerikane që mundëson marrjen e Green Card nga personat që investojnë në një projekt të kualifikuar nga Shërbimet e Nënshtetësisë dhe Imigracionit të Shteteve të Bashkuara (United States Citicenship and Immigration Services or USCIS), dhe me investimin e tyre krijojnë të paktën dhjetë (10) vende pune për shtetasit apo residentët amerikanë.

Megjithatë, ekzistojnë disa hapa që një investitor të arrijë ëndrrën amerikane përmes investimit në Amerikë.

Investoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Investitori duhet të investoj një shumë prej $900,000 në projektin e caktuar të miratuar nga zyra për imigracion në Sh.B.A. Kriter tjetër është krijimi i 10 vendeve të reja të punës për shtetasit amerikan për të cilën poashtu ne kujdesemi që të evidentohen dhe dëshmohen para autoriteve përkatëse.

Imigroni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Programi EB-5 u mundëson individëve dhe familjeve të tyre (bashkëshorti / ja dhe fëmijët e pa martuar nën moshën 21 vjeçare) për t’u bërë banorë të përhershëm të SHBA-ve.

Dy vite pasi keni shkuar në SHBA dhe keni marrë kushtin tuaj për qëndrim të përhershëm avokati juaj i imigracionit së bashku me Qendrën Regionale (American Immigration Group) do të përgatisin formen I-829 për të dëshmuar tek Zyra e Imigracionit (USCIS) që investimi juaj ka krijuar dhjetë (10) punë të reja për shtetasit apo residentët Amerikan

Jetoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gjatë kësaj periudhe juve ju kthehet investimit, plus tarifa e interesit, ndërsa ju vazhdoni të shijoni ëndrrën amerikane. Banorët e përhershëm të SHBA mund të jetojnë, punojnë, marrin arsim për fëmijët dhe shumë më tepër, gjithashtu kjo ju hap rrugën drejt Nënshtetësisë Amerikane.

Pesë (5) vite pas marrjes së Green Card-es sipas dëshirës, ju mund të aplikoni për t’u bërë shtetas i SHBA-ve.

 

  Albanian Investments Group rruga e duhur drejt realizimit të ëndrrës amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">html</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*