Albanian Investments Group është e përkushtuar të ndihmojë çdo investitor në
botë e sidomos në hapësirat shqiptare në procesin e imigrimit në Amerikë
Në punojmë me investitorët, përfaqësuesues të ndryshëm ligjor, si dhe me agjenci
tjera të imigrimit, për të përgatitur dhe ofruar përkrahje në çdo hap të aplikimit
tuaj për programin e vizave EB-5.
Programi i EB-5 (5th Employment Based) është program i qeverisë amerikane që
mundëson marrjen e Green Card nga personat që investojnë në një projekt të
kualifikuar nga Shërbimet e Nënshtetësisë dhe Imigracionit të Shteteve të
Bashkuara (United States Citicenship and Immigration Services or USCIS), dhe me
investimin e tyre krijojnë të paktën dhjetë (10) vende pune për shtetasit apo
residentët amerikanë. Ky program u themelua në vitin 1990, dhe që atëherë
përafërsisht 10,000 investitorë hyjnë në Amerikë si Residentë të Përhershëm
(Permanent Residents aka Green Card holders) për çdo vit.
Viza EB-5 mundëson që ju së bashku me familjen (bashkëshorten/bashkëshortin
dhe fëmijët e pamartuar nën moshen 21 vjeçare) të pajiseni me Green Card dhe të
bëheni banor i përhershëm i Amerikës duke investuar në projekte të aprovuara
nga Zyra për Imigracion e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Investitori i huaj duhet të investoj një shumë prej $900,000 në projektin e caktuar
të miratuar nga zyra për imigracion në SHBA. Kriter tjetër është krijimi i 10
vendeve të reja të punës për shtetasit Amerikan për të cilen poashtu ne kujdesemi
që të evidentohen dhe dëshmohen para autoriteve përkatëse.
Investitori obligohet të dëshmojë ligjërisht me dokumentacion në detaje sipas
kërkesës nga autoritetet Amerikane të Imigracionit për burimin e investimit.
Pesë (5) vite pas marrjes së Green Card-es sipas dëshirës mund të aplikohet për
t’u bërë shtetas i SHBA-ve
Për më shumë informacion për American Immigration Group, vizitoni
Për më shumë informacion për EB-5, vizitoni