Viza E-2 për investitorë, i mundëson një individi qëndrim në SHBA në bazë të një investimi që do të bëhet brenda territorit të SHBA-ve.
Viza E-2 është e vlefshme nga tre muaj deri në pesë vite, por ajo mund të zgjatet
pafundësisht. Vlera e investimeve varet nga lloji i biznesit. Investimi nuk
konsiderohet i vlefshëm, nëse nuk mjafton për të fuqizuar, ose kapitalizuar
sipërmarrjen që do të hapet atje.
Viza E-2 mund të aprovohet në afatin prej 6-9 muaj.
Bashkëshorti/ja dhe fëmijët e pamartuar (nën moshën 21 vjeçare) mund të
bashkangjitën në vizën E-2. Bashkëshorti/ja gjithashtu mund të marr autorizimin
për punë në SHBA, kurse fëmijët fillojnë apo vazhdojnë shkollimin e tyre.
Partneri ynë në SHBA – American Immigration Group ka përvojë shumëvjeçare në
ofrimin e mundësisë investitorëve të jashtëm që përmes industries së pasurive të
palujtshme të pajisen me vizën E-2 dhe vazhdojnë procesin e marrjes së Green
Card përmes procesit të aplikmit nga Programi EB-5.
Vlera minimale e investimit përmes American Immigration Group për vizën E-2
është $250,000. Investimi bëhet përmes hapjes së biznesit në Amerikë e cila
procedurë komplet kryhet nga AIG, sipas tarifave të caktuara.
Investimi fillestar nga investitori në vlerën prej $250,000, do të investohet në
pasuri të palujtshme që do të identifikohen dhe vlerësohen me kujdesin maksimal
nga American immigration Group përmes kompanisë së re të formuar, duke i
propozuar këto mundësi investitorit duke kërkuar miratimin e tij. Pas miratimit
zyrtar nga investitori, prona blihet nga American Immigration Group nga kapitali
fillestar, pastaj Kompania e Re (NCE) do bëj investimet e nevojshme për të
përmirësuar gjendjen e pronës së palujtshme duke ia ngritur vlerën e tregut.
Qëllimi është që pas përmirësimit të gjendjes së pronës, e njëjta të shitet për
çmim sa më të lartë. Shpenzimet për riparimet e nevojshme kryhen nga buxheti i
kompanisë së re të krijuar pra, nga kapitali fillestar. American Immigration Group
në Amerikë ka partneritet me biznese të ndryshme të ndërtimit, mirëmbajtjes etj
gjë që mundëson kryerjen e këtyre punëve me çmime sa më të favorshme. Duke
ri-investuar në biznes, shuma e investimit rritet. Kur investimi arrin vlerën totale
minimale të kërkuar për kualifikim për Programin EB-5 prej $900,000, atëherë
investitori me ndihmën e American Immigration Group fillon procesin e marrjes së
Green Card-ës. Zakonisht kjo mund të marr përafërsisht prej 3-5 vite për të arritur
minimumin e kërkuar prej $900,000. American Immigration Group do të mbaj
evidencen e nevojshme për numrin e punësimeve të krijuara përgjatë investimit,
sepse një ndër kriteret për EB-5 është edhe krijimi i 10 vendeve të reja të punës
për shtetasit Amerikan. Pasi kriteri i investimit në vleren $900,000 dhe krijimit të
vendeve të reja të punës janë finalizuar, investitori pastaj mund të aplikoj për vizën
EB-5 dhe të pajiset me Green Card.
Për shkak se vizat E-2 nuk hynë në kategorinë e vizave të imigracionit, bartësit e
kësaj vize nuk janë në rrugë për të marrë Green Card ose për t’u bërë banor të
përhershëm në SHBA. Por ekziston një mundësi që e ofron Albanian Investments
Group në partneritet me American Immigration Group të cilen do e sqarojmë më
poshtë.
Pesë (5) vite pas marrjes së Green Card-es sipas dëshirës mund të aplikohet për
t’u bërë shtetas i SHBA-ve
Për më shumë informacion për American Immigration Group, vizitoni
www.eb5aig.com
Për më shumë informacion për EB-5, vizitoni
https://www.uscis.gov/forms/explore-my-options/eb-5-employment-based-immig
ration-immigrant-investor-program
Viza E-2 ju ofrohet vetëm vendasëve të atyre shteteve që kan E2 Treaty me SHBA. Kosova dhe Shqipëria janë një ndër 80 shtetet e vetme në botë që kanë këtë
mundësi.
Për më shumë informacion për American Immigration Group, vizitoni
Për më shumë informacion për EB-5, vizitoni